Feedback

Për ne

CEO-Congres and Event Organization është një kompani private, e themeluar në vitin 2000 me seli në Prishtinë / Kosovë, Ne jemi organizatorët kryesorë ne fushën e organizimeve të panaireve ne vend,  gjithashtu organizojmë dhe konferenca ndërkombëtare dhe ato rajonale si në: Kosovë, Shqipëri , Maqedoni e Mal të ZI. Organizojmë panaire të të gjitha fushave, nga ato të konsumit të gjere të mallrave e deri te teknologjitë e reja, ne sjellim në një pikë ofertën dhe kërkesën duke ju mundësuar klimë të përshtatshme për biznes dhe dialog. 

Duke u mbështetur në rrjetin e partnerëve tanë, të cilët tashmë janë në shumë vende të botës, përfshirë këtu dhe partnerët  institucional publikë ne organizojmë panaire për suksesin e biznesit tuaj. Ne përdorim potencialin tonë të plotë, për të ofruar klientëve tanë një platformë të komunikimit sa më të mirë të mundshëm.

EKIPI CEO-s  ju ofron klientëve të saj një shërbim të plotë të përshtatur për nevojat e ekspozuesve, përfitoni nga përvoja jonë dhe nga know-how  i jone në fushat : këshillim individual , përkrahje për zgjedhje të hapësirës reklamuese dhe ekspozuese që kompania të jetë sa më në shënjestër të vizitorëve, ofrim të aktiviteteve profesionale të marketingut, ndërtim të stendave duke filluar nga ato standardet deri te ato më ekskluzivet, transport dhe logjistikë, aranzhime të takimeve dhe udhëtimeve te biznesit etj.

Aktivitetet tona :


• Organizimi i Panaireve Ndërkombëtare

• Ekspozitave të specializuara

• Shërbime marketingu.

• Organizimi i takimeve B2B ne vend dhe jashtë vendit.

• Misione -udhëtime biznesi si: pjesëmarrje dhe vizita ne panaire    ndërkombëtare në Evropë, ShBA dhe Azi.

• Konferenca.

• Shërbime logjistike.

• Promovim të Turizmit të Kosovës

Ne bashkëpunojmë me asociacione biznesi lokale dhe ndërkombëtare si Odat Ekonomike, Ministritë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë si dhe me institucione të ndryshme dhe kompani konsulente.

PSE TË JENI EKSPOZUSË NË KOSOVË? 

Kosova është ne zemër të Ballkanit, kryeqyteti Prishtina është vetëm një orë me makinë nga të gjitha vendet fqinje si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia duke i lidhur kështu të gjitha vendet e rajonit. Është zonë ku mund ta gjejme nderthurjen e kulturave, racave dhe feve ndryshme. Vendndodhja e Kosovës mundëson ekspozimin dhe tregëtim të  produkteve në mes të ballkanit para një numëri të madh të klienteve apo konsumatoreve.
Panairet tona janë instrumente ku ju ofrojnë rrugën më efektive dhe më të fuqishme për të prezantuar produktet dhe shërbimet tuaja.

Kosova ka një prej regjimeve tregtare më liberale në botë, në Kosovë janë tarifat doganore të uleta dhe mundësitë më të mira për eksport, ky vend ka një klimë të favorshme për investime, investitorëve ju ofron njështrirje ideale në tregun e vendeve të Evropës Juglindore. Kosova ka një marrëdhënie të qëndrueshme me vendet fqinje, përveç marrëveshjes nënshkruar bilaterale të tregtisë së lirë me Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacinë dhe Maqedoninë, Republika e Kosovës e ka ratifikuar dhe nënshkruar në dhjetor 2006 marrëveshjen CEFTA.

Ne ju ftojmë, të merrni pjesë në panaire dhe ekspozita të organizuara nga CEO-Congres and Event Organization për të përfituar nga mundësitë e zhvillimit në tregjet e reja të Ballkanit!

Nëse mendoni se keni nevojë për shërbimet tona ose doni të gjeni partner biznesi në Kosovë dhe regjion, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ne do ju asistojmë me kënaqësinë më të madhe.

PARTNERET

  • Hotel Gracanica
  • mint
  • pixie
  • zeri
  • travel Magazine
  • maschinerypark
  • IGEME
  • PLACIDWAY
  • HCA
  • HKCR
  • BIZNESETAL
  • OEDSH
  • Messe Display