Feedback

Karrierë

Menaxher/e Shitjesh për Panaire dhe Konferenca

Ne jemi në kërkim të një personi për pozicionin e Menaxhimit të Shitjeve për Panaire dhe Konferenca. Personi i përshtatshëm për këtë pozicion do të jetë i ngarkuar me shitjen e stendave dhe hapësirave tek kompanitë më të rëndësishme në këtë sektor, duke i ndihmuar edhe pjesëmarrësit për të arritur rezultate sa më të larta nga eventi.

Ne po kërkojmë për një kandidat/e me arsim të lartë dhe që ka të paktën 1 vit eksperiencë pune në sektorin e shitjeve. Preferohet eksperienca në sektorin e medias, panaireve apo eksperienca të ngjashme. Të pasurit e aftësive shumë të mira negociuese, sidomos në nivel të lartë dhe aftësia për t’i dhënë punëve prioritet, do t’i sigurojë kandidatit sukses në këtë rol. Kandidati duhet të dijë patjetër anglisht dhe gjermanisht. Njohuria e çdo gjuhe tjetër është favorizuese.

DETYRAT PARËSORE DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përgjegjësi për korrespondencat elektronike dhe të shkruara, telefonatat si dhe takimet si mjete për të lidhur dhe zgjeruar mareveshje me sponsor dhe partner për çdo event;
  • Të kërkojë dhe të formulojë lista për ekspozues potencialë, sipas kërkesës;
  • Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie me klientët dhe me sponsorët ekzistues dhe potencialë;
  • Të mbajë shenime preçize të bisedave me çdo klient, sponsor apo ekspozues;
  • Të përditësojë bazën e të dhënave të kompanisë, sipas kërkesave;
  • Të koordinojë vizitorët dhe pjesëmarrës të tjerë në panair apo konference;
  • Të mbajë dhe te respektoje kalendaret dhe afatet e panaireve,konferencave dhe të sponsorizimeve
  • Të delegojë detyrat tek asistentët, sipas rastit;
  • Të takojë organizatorë biznesesh dhe profesionistë të tjerë për të organizuar, promovuar dhe diskutuar mbi shërbimet tona për konferenca/panaire;
  • Të faturojë sherbimet, pasi të jenë lidhur marrëveshjet.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

Për të performuar me sukses në këtë pozicion, individi duhet të jetë i aftë të përformojë çdo detyrë parësore shumë efektivisht. Ofrohen edhe mundësi akomodimi për njerëz me aftësi të kufizuara, që të mundësohet performanca efektive. Kualifikimet e kërkuara në përgjithësi përfshijnë:

  • Aftësia për të përcjellë nevojat e klientit dhe për të zgjidhur problematika  në mënyrë të pavarur.
  • Aftësia për të caktuar dhe përmbushur objektiva.
  • Aftësia për të identifikuar dhe zhvilluar llogari klientësh.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur

EDUKIMI DHE/OSE EKSPERIENCA:

Administrim biznesi ose degë të ngjashme, me 1-3 vite eksperiencë në shitje korporatash.

Kombinim i arsyeshëm mes edukimit dhe eksperiencës do të konsiderohet, gjithashtu.

AFTËSITË NË GJUHË:

Aftësia për të lexuar, analizuar dhe interpretuar materiale të përgjithshme biznesi, revista profesionale, ose rregullore nga qeveria.

Aftësi për të shkruar raporte, korrespondenca biznesi, manuale proceduriale, propozime dhe dorëzime për bursa.

Aftësi për të prezantuar efektivisht informacionin elektronikisht apo në person dhe aftësi për t’ju përgjigjur kërkesave nga klientët dhe publiku.

AFTËSI ANALITIKE:

Aftësi për të bërë llogari pagesash, zbritjesh, interesash dhe komisionesh. Aftësi për të përdorur njohuritë matematike për të kuptuar koncepte financiare, buxhete dhe rrjedhje monetare.

Kjo është një mundësi e artë, ndaj ju lutemi të APLIKONI TANI, duke dërguar CV-në dhe dokumenta të tjerë në  info@ceokos.com

PARTNERET

  • EO
  • Bota Sot
  • Arkiva News
  • Hotel Gracanica
  • mint
  • pixie
  • zeri
  • travel Magazine
  • maschinerypark
  • IGEME
  • PLACIDWAY
  • HCA
  • HKCR
  • BIZNESETAL
  • OEDSH
  • Messe Display