Për Kompaninë

CEO-Congress and Event Organization është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve e themeluar në vitin 2000 me seli në Kosovë ndërsa nga viti 2013 me zyrë edhe në Gjermani.
Si kompani lidere në vend, është e certifikuar dhe anëtare e vetme nga Kosova në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë.
CEO vepron me aktivitetet e veta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Zvicër, Gjermani etj. Ne sjellim në një pikë ofertën dhe kërkesën duke ju mundësuar çdo klienti klimë të përshtatshme për biznes dhe dialog.

Misioni
Zhvillimi i vazhdueshëm i një platforme ndërkombëtare duke ju ofruar kompanive mundësinë e arritjes së mijërave klientëve potenciale, match-making gjatë 365 ditëve.

Vizioni
Të vazhdojmë të punojmë me shpirt dhe dashuri dhe pas çdo eventi të krijojmë miqësi.

  • 2000

    Themelimi

    Kompania CEO themelohet si shoqëri me përgjegjesi të kufizuara (shpk) nga persona me bagazh profesional në organizimin e panaireve dhe seminareve në vendet e rajonit, me fushëveprim nëGjermani, Zvicër,Austri dhe USA.

  • 2010

    Viti Jubilar

    Kompania CEO feston vitin jubilar të suksese të saj në organizimin e panaireve, konferencave dhe kongreseve në Kosovë, tashmë me rreth 65 panaire të organizuara, me 200k vizitorëaktivëdhe rreth 800kompani pjesëmarrëse nga Kosova dhe rajoni.

  • 2012

    Antarësimi dhe Certifikimi në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI

    Kompania CEO anëtarësohet dhe certifikohet ndërkombëtarisht për organizimin e panaireve dhe eventeve nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve – UFI, me seli në Francë.

  • 2013

    Hapja e zyrës në Gjermani

    Zgjerimi i CEO-sme zyrë në tregun Gjerman, shtrirja dhe zhvillimi i aktiviteteve të saj në organizimin e panaireve, konferencave dhe eventeve tjera në Evropë e më gjerë.

  • 2015

    Shtrirja e panairit të Edukimit

    Organizimi i panairit të Edukimit në katër kryeqendra: Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Sarajevë.

  • 2017

    CEO Sot

    Kompania CEO arrin qëllimet e saj për të ndërtuar një kompani stabile, lidere në Kosovë dhe rajon. Për 17 vite aktive në organizimin e panairev edhe eventeve të ndryshme, kompania CEO tash ka një eksperiencë të pasur me referenca, certifikime, dhe storje të suksesit për shërbimet e ofruara tek klientët e saj, përfshirë këtu biznese vendore dhe të jashtme, institucione qeveritare, organizata ndërkombëtare, ambasada, asociacione të bizneseve, misione diplomatike, investues të jashtëm dhe vendorë, si dhe kompani start-up. Numri i klienteve qe ne aktualish i sherbejme eshte mbi 1100 Subjekte brenda vitit.

2010 – CEO 10 Vjetori

Update your Business !