Edicioni i 24-të do të mbulojë sërish sektorët vitalë si:

NDËRTIM
ENERGJI
MINIERA
MBROJTJE DHE SIGURI

Edicioni i fundit i EXPOKOS u mbajt nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku u ritheksua që panairet e ardhshme do të vazhdojnë të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës dhe partnerë të tjerë rajonalë, duke garantuar suksesin dhe ndikimin e vazhdueshëm të ngjarjes. Panairet profesionale tërheqin vëmendjen ndërkombëtare dhe promovojnë një imazh pozitiv të vendit si një qendër biznesi dhe kulture.

EXPOKOS mban certifikatë të vlefshme nga Shoqata Globale e Industrisë së Panaireve (UFI), me seli në Francë, duke dëshmuar standardet globale dhe besueshmërinë e panairit. Me më shumë se 18,000 pjesëmarrës deri më sot, EXPOKOS është shumë më tepër se vetëm një panair tregtar. Përveç ekspozimit, panairi EXPOKOS brenda tij ofron konferenca me fokus në ndërmarrjet e Ballkanit Perëndimor, ligjërata profesionale dhe diskutime interaktive, dhe kështu ka konsoliduar veten si një pikë takimi kyçe për bizneset që operojnë ose synojnë tregun e Ballkanit.

Takimet B2B në EXPOKOS kanë rezultuar jashtëzakonisht efektive në krijimin e lidhjeve të vlefshme biznesi. Këto takime të strukturuara do vazhdojnë të mbeten veçori kryesore edhe për edicionin e këtij viti, duke ofruar një mënyrë të strukturuar dhe të fuqishme për ekspozuesit për të krijuar partneritete të reja.

EXPOKOS me fokus në inovacion dhe për të ardhmen nuk është vetëm një mundësi biznesi për sot, por edhe një platformë që frymëzon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve. Panairi shfaq një gamë të gjerë inovacionesh teknologjike në industritë kyçe, duke e bërë atë vendin ideal për të eksploruar tendencat dhe zgjidhjet më të fundit.
Me më shumë se dy dekada përvojë, EXPOKOS është i përkushtuar të ofrojë mbështetje të personalizuar për ekspozuesit. Nëse kërkoni hyrje në tregje të reja apo zgjerimin e mundësive të eksportit, EXPOKOS ofron zgjidhje të përshtatura për të përmbushur nevojat tuaja të biznesit.

EXPOKOS ndihmon fuqishëm në zgjerimin e rrjetit tuaj, kontribuon duke krijuar ambient mjaft të përshtatshëm për komunikime domethënëse midis ekspozuesve dhe vizitorëve profesionistë, përfshirë vendimmarrësit kryesorë, duke nxitur lidhje të vlefshme biznesi.

Aktivitetet Paralele në EXPOKOS - një gamë të gjerë ngjarjesh profesionale dhe informative, përfshirë takimet B2C, B2B dhe B2G, seminare, punëtori, sesione konsulence biznesi, dhe prezantime të ekspertëve nga sektori i ndërtimit, energjisë dhe pasurive të paluajtshme.

Edicioni i Kaluar i Panairit EXPOKOS 2024

Statistika nga edicioni i 23-të:

203

Ekspozuesëve

13,400

Numri i ekspozuesëve vendor

2730

Numri i ekspozuesëve të huaj

Origjina e ekspozuesëve:

Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Slloveni, dhe Greqi.

Informata mbi vizitorët:

Vizitorë Vendor Numri Vizitorë të huaj Numri
Vizitorë Profesional 10,800 Vizitorë Profesional 2,300
Vizitorë të përgjithshëm 2,600 Vizitorë të përgjithshëm 430
Numri total i vizitorëve vendor 13,400 Numri total i vizitorëve të huaj 2,730

Total Vizitorët (Vendor dhe të huaj): 16,130

Origjina e vizitorëve:

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqi, Mali i Zi, Slloveni, Greqia, Italia, Gjermania, Republika Çeke.