Porta e Ballkanit – B2B për 365 ditë!

NDËRTIM
ENERGJI
MAKINERI
MBROJTJE DHE SIGURI

Edicioni 22-të

18 - 19 Maj 2023

Pallati i Rinisë - Prishtinë
Kosovë
logos

EXPOKOS mbulon sektorët e Ndërtimit, Energjisë, Minierave, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë.

EXPOKOS shënon 22 vite si panair shumë efikas duke krijuar mundësi për zgjerim në tregje të reja si dhe në gjetjen e partnerëve dhe klientëve të përzgjedhur e serioz.

Edicioni i 21-të i EXPOKOS, është mbajtur nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjatë këtij edicioni, është konfirmuar se edicionet e ardhshme do të organizohen në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, pasi që EXPOKOS është edhe pikëtakim i pavijoneve kombëtare nga shtete të ndryshme, vendimmarrësve, dhe vizitorëve të zgjedhur profesional.

EXPOKOS ka mbledhur mbi 16,000 vizitorë deri më tani dhe ka organizuar konferenca dhe prezantime të fokusuara në kompanitë e Ballkanit perëndimor, aktivitete të ndryshme paralele si ligjërata nga profesionistët dhe panele diskutimi. EXPOKOS është në të njëjtën kohë edhe platformë diskutimi që jep njohuritë më të përditësuara të fushës. Prandaj, ky event tërheqë vëmendje dhe prezencë të madhe të vizitorëve.

Takimet B2B në panairin EXPOKOS janë një nga komponentet kryesore prandaj ne kujdesemi që gjithçka të jetë e planifikuar dhe përgatitur në mënyrën më profesionale. Si të tilla, këto takime janë vlerësuar gjithmonë të jenë shumë efektive dhe të njëjtat do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e panairit edhe në këtë edicion.

Si një vend që nxitë entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të po këtyre fushave, EXPOKOS është gjithashtu vend i duhur për zbulimin e risive të ndryshme teknologjike. Përgjatë 21 viteve nga përvoja me EXPOKOS, ne jemi specializuar në trajtimin individual të ekspozuesve tanë duke filluar nga qasja në treg, zhvillimi i mëtutjeshëm e deri tek mundësitë për eksport jashtë vendit.

Me një numër të madh të pavijoneve ndërkombëtare dhe ngjarjesh, i frekuentuar nga vizitorë profesionist dhe sipërmarrës, EXPOKOS është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klientë potencial nga fushat e ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjes e sigurisë nga vendi dhe rajoni.

Edicionet e kaluara të panairit EXPOKOS

Statistika nga edicioni i 21-të:

145

Numri i ekspozuesëve vendor

112

Numri i ekspozuesëve të huaj

13

Kompani të përfaqësuara

Origjina e ekspozuesëve:

Shqipëri, Austri, Itali, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Informata mbi vizitorët:

Vizitorë Vendor Numri Vizitorë të huaj Numri
Vizitorë Profesional 13.500 Vizitorë Profesional 2.800
Vizitorë të përgjithshëm 2.300 Vizitorë të përgjithshëm 120
Numri total i vizitorëve vendor 15.800 Numri total i vizitorëve të huaj 2.920

Total Vizitorët (Vendor dhe të huaj): 18,720

Origjina e vizitorëve:

Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Greqi, Turqi, Itali, Gjermani, Republika Çeke dhe Hungari.

CEO-Congress and Event Organization është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve si: panaire, konferenca, kongrese, seminare, kampanja marketingu etj, kompania vepron në Kosovë dhe Gjermani.