Pse të vizitoni panairin EXPOKOS?

  • Për 23 vite me radhë, EXPOKOS vazhdon të mbetet i vetmi panair në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon, që mbulon sektorët e ndërtimtarisë, energjisë, pajisjeve teknike, patundshmërisë dhe sigurisë dhe mbrojtjes duke ofruar një program ekspozues të shumëllojshëm.

Me mbi 18,000 vizitorë deri më tani, panairi EXPOKOS është bërë vendtakim i rëndësishëm për bizneset që synojnë zgjerimin në tregun e Ballkanit.

EXPOKOS është një shans për të provuar dhe testuar paisje të ndryshme të fushave.

Edhe gjatë panairit të sivjetmë, ekspozuesit tanë do të sjellin oferta dhe çmime promocionale së bashku me risitë dhe trendet e fundit në industri për të gjithë vizitorët!

EXPOKOS po ashtu i ofron vizitorëve të tij qasje në një sërë biznesesh dhe një mundësi për të bashkëvepruar me ta. Pavarësisht nëse jeni një ndërmarrës, student, pronar biznesi, apo aspironi të merreni me biznes, mund ta shfrytëzoni këtë mundësi për të takuar shumë përfaqësues të biznesit ndërkombëtar dhe vendor me përvojë të jashtëzakonshme.

Në EXPOKOS vizitorët mund të bëhen pjesë e konferencave dhe diskutimeve qe organizohen paralelisht me panairin. EXPOKOS ofron njohuri të reja për të gjithë të pranishmit.

Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS është panairi i vetëm i kësaj fushe në Kosovë, i certifikuar nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve - UFI me seli në Francë.

REGJISTROHU

Për tu informuar rreth zhvillimeve më të reja në lidhje me panairin EXPOKOS, ju lusim që të regjistroheni si vizitorë.

Akomodimi

Orari i panairit për vizitorë

  • Hapja zyrtare e panairit dhe vendi
  • 15 Maj 2024 Ora 11:00
  • Salla 1 Tetori – Prishtinë, Kosovë
  • Datat e hapjes së panairit
  • 15 Maj 2024
  • 16 Maj 2024
  • Koha e hapjes së Panairit
  • E Mërkurë 10:00 - 18:00
  • E Enjte 10:00 - 18:00