Katër shtyllat kryesore të EDU Fair
Studimi
Prezantimi i universiteteve, kolegjeve, shkolla të ciklit të ulët, të mesëm, të mesëm profesional, institucione arsimore dhe qendra trajnuese nga Kosova, rajoni dhe bota me programe akademike, bursa dhe mundësi për studime ndërkombëtare.
Karriera
Qendra trajnuese dhe profesionale, takime me kompani, organizata dhe ekspertë që ndihmojnë të rinjtë të orientojnë rrugën drejt profesionit të duhur.
Puna
Mundësi konkrete për praktikë, trajnime dhe lidhje me tregun e punës përmes simulimeve të intervistave dhe aktiviteteve ndërvepruese.
Sporti
Promovim i edukimit fizik, mirëqenies, disiplinës dhe punës në ekip si pjesë e pandashme e zhvillimit personal dhe profesional.