Pse të ekspozoni në panairin e Turizmit dhe Sportit?
Kompania CEO, lidere për organizim te panaireve dhe njëherit e vetmja kompani e certifikuar ndërkombëtarisht nga organizata botërore e panaireve UFI , tashmë 20 vite me radhë ka ndikuar në zhvillimin sistematik të turizmit përmes këtij panairi, duke qenë aktiviteti me i rëndësishëm në regjion për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit.
Gjatë dy ditëve ky edicion i Panairit të Turizmit dhe Sportit prezanton një platformë të përsosur për të shfaqur produktet dhe shërbimet tuaja për komunitetin e tregtisë globale të udhëtimit, me një mundësi të artë për të bërë biznes dhe shitje direkte me mbi 12,000 vizitorë, duke përfshirë blerësit ndërkombëtarë dhe vendas e gjithashtu edhe profesionistët.
Ky është një rast ideal për t'u takuar dhe krijuar rrjet me vendimmarrësit kryesorë nga hotelet dhe vendpushimet, agjencitë e udhëtimit, planerët dhe operatorët turistikë të cilët shërbejnë në turizëm brenda dhe jashtë vendit.
Për të qenë Ekspozues në panairin e Turizmit dhe Sportit ju lutem na kontaktoni
Na kontaktoniPlanimetria e Panairit Shkarko
Procedurat për import të përkohshëm Shkarko
Akomodimi Shkarko
Për të qenë pjese e platformës B2B për 365 ditë ju lutem shënoni të dhënat