Pse ta vizitoni panairin e turizmit dhe sportit?
Vëmendje të veçantë i kushtohet edhe promovimit të sportit dhe aktiviteteve kulturore, të cilat ofrojnë mundësi të ndryshme sportive e rekreative brenda dhe jashtë vendit.
Ejani dhe përjetoni këtë manifestim ku ngërthehen kënaqësia, suksesi dhe biznesi, të gjitha këto të bashkuara në një event multikulturor dhe ndërkombëtar.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit ekspozon pika të reja turistike të prezantuara nga Agjencitë Kombëtare të Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse.
Përveç agjencive turistike dhe organizatorëve të udhëtimeve prezantohen poashtu: hotele, resorte, restaurante, komplekse turistike, kompani që ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurier (sporte alpine dhe hiking) institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.
Për të gjithë vizitorët ofrohen mundësi të shumta atraktive, zbritje dhe oferta ekskluzive!
Oferta ekskluzive dhe lojëra shpërblyese për vizitorët fatlum nga agjencionet e njohura turistike të vendit!
Në panair marrin pjesë si ekspozues kompani dhe institucione nga këta dy sektorë:
Pavijoni i Turizmit
Zyre për informacione turistike, Agjenci turistike, Asociacione turistike vendore & ndërkombëtare, Ministri, Komuna, Organizatorë udhëtimesh, Avio-kompani, Hotele, Gastronomi, Restorante, Komplekse turistike, Turizëm malor dhe rural, Turizëm mjekësor, Institucione kulturore, IT dhe shërbime softuerike për aranzhimin e udhëtimeve, Agjenci për ofrimin e veturave me qira, Botues të guidave turistike, Stoli, modë e kozmetikë, Artizane, Bllogera, etj.
Pavijoni i Sportit
Pajisje sportive, Distributorë dhe prodhues të skive dhe pajisjeve për skijim, Pajisje për sporte në natyrë (sporte alpine, ngjitje, hiking), Veshje dhe aksesorë sportiv, Qendra rekreative dhe pajisje, Fitness, Ëellness & Spa, Nutricion, Produkte organike, Agjenci, klube dhe asociacione sportive, Mjekësi Sportive, Media të Sportit, etj
Llojet e turizmit që do promovohen ne veçanti:
Turizmi bregdetar - Përgatitjet për sezonin e sivjetmë veror tanimë kanë filluar! Plazhet e mrekullueshme, relievi i thyer ku gërshetohen zonat malore me bregdetin, klima e përshtatshme, hotelet dhe resataurantet më të njohura në vend dhe rajon do të përmbushin të gjitha kërkesat e turistëve të cilët synojnë turizmin bregdetar.
Turizmi nautik - Është formë e re e turizmit modern që i kushtohet adhuruesve të notit, zhytjes, shëtitjeve me barka dhe anije në det , e deri tek shëtitjet me jaht.
Turizmi kulturor - Të apasionuarit pas vendeve antike, artit e kulturës janë gjithmonë në kërkim të ofertave atraktive të turizmit kulturorë.
EKO turizmi – Vitet e fundit EKO turizmi është zhvilluar në mënyrë rapide. Dashamirët e natyrës e në veçanti të rinjtë tregojnë interesim të jashtëzakonshëm për të vizituar zonat më atraktive malore, natyrën e pa eksploruar dhe zonat më të thella të vendit tonë dhe rajonit.
Turizmi rural - Për të gjithë ata të cilët janë adhurues të ushqimit natyral, relaksit dhe aktiviteteve në natyrë, bujqësisë, kafshëve dhe ajrit të pastër, turizmi rural është mundësi ideale për të ikur nga zhurma e qytetit dhe dinamika urbane.
Turizmi dimëror - Adhuruesit e sporteve alpine do të kenë rastin të promovojnë dhe të informohen mbi turizmin e “bardhe” ku pamjet përrallore dhe pistat e skijimit gjatë dimrit tërheqin shumë vizitorë dhe turistë të huaj të cilët i preferojnë sportet e borës, aventurën, ngjitjet malore dhe ajrin e pastër të bjeshkëve të vendit dhe rajonit.
Turizmi shëndetësor - Turizmi shëndetësor paraqet njërën prej formave më të reja të turizmit. Burimet e ujërave termale, ujërat kurativ dhe Ilixhat të cilat përmbajnë vlera të larta terapeutike janë zgjedhja ideale për ata të cilët dëshirojnë të trajtojnë në mënyrë krejt natyrale problemet e frymëmarrjes, lëkurës etj dhe në të njëjtën kohë të pushojnë.
Turizmi elit - Turistë të cilët janë në kërkim të eksperiencave të paharrueshme dhe të cilët duan ti përjetojnë ëndërrat e tyre dhe momente të jashtëzakonshme, që nga nisja e deri tek kthimi i tyre në shtëpi janë konsumuesit më të pakursyeshëm të turizmit.
Turizmi rinor – Dëshira për të eksploruar vende dhe kultura të ndryshme shihet si motivimi kryesor i të rinjve të cilët janë në kërkim të vazhdueshëm të ofertave më të volitshme për të realizuar udhëtimet e tyre. Trendi i të rinjëve “backpackers” cdo ditë e më shumë është në rritje, andaj panairi të turizmit është mundësia ideale për ta promovuar turizmin rinor.
Për ti marrë çdo herë informatat më të reja rreth panairit të turizmit dhe sportit ju lusim që të regjistroheni si vizitorë.