Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, internship dhe punës praktike).

Përveç ngritjes së vetëdijes së studentëve, si qëllim kryesor kjo ngjarje ka dhe promovimin e punës së institucioneve edukative/arsimore dhe kompanive të ndryshme, zgjerimin e rrjetit në nivel regjional, rritjen e mundësive për bashkëveprim edukativo kulturor në mes të të gjitha palëve, ndihmon në zvogëlimin e boshllëkut midis studenteve dhe institucioneve edukative/arsimore si dhe organizatave të ndryshme në fushën e edukimit dhe ofron komunikim te drejtpërdrejtë me shoqërinë ne përgjithësi.

Kontributi i veçantë i kësaj ngjarje tash e 16 vite është ngritja e cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-marrjes.

Edicioni i kaluar i Panairit të Edukimit 2024

Statistika nga ediconi i kaluar

7

Shtete

104

Organizata dhe Institucione

10105

Vizitorë

CEO-Congress and Event Organization është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve si: panaire, konferenca, kongrese, seminare, kampanja marketingu etj, kompania vepron në Kosovë dhe Gjermani.

CEO është e certifikuar dhe anëtare e vetme nga Kosova në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë