Pse të ekspozohet në panairin e Edukimit?
Promovim i Institucionit tuaj me kosto efektive
Panairi i Edukimit ju ofron një mundësi jashtëzakonisht efektive për të promovuar institucionin e juaj në tregun e Kosovës. Informimi i vazhdueshëm i nxënësve e studenteve, ftuarja në veçanti e nxënësve nga shkollat publike të Komunës së Prishtinës dhe maturanteve nga gjithë Kosova, siguron pjesëmarrje kualitative të vizitorëve/studentëve potencial.
Mundësi e shkëlqyer e rekrutimit të studenteve të rinj
Krijimi i traditës disa vjeçare të panairit të Edukimit, ka rritur besimin tek nxënësit dhe studentet dhe në shumicën e rasteve nxënësit dhe studentet, i drejtohen kompanisë sonë për këshillim, kjo siguron pjesëmarrjen e aplikantëve të kualifikuar dhe mirë-informuar.
Ndërgjegjësim më i mirë për tregun
Duke qenë në kontakt të drejt për drejt me aplikant potencial, dhe duke marrë kërkesat e tyre specifike, institucionet arsimore mund të marrin një ide të qartë mbi tregun e Kosovës, në këtë mënyrë mund të planifikojnë aktivitete të marketingut të sakta dhe shumë të efektshme.
Rritja e vetëdijes së aplikanteve mbi brendin i institucionit tuaj
Kompania jonë vazhdimisht ka marrë informata nga ekspozuesit për rritjen e konsiderueshme të aplikanteve nga Kosova. Shumë studentë tashmë të diplomuar ishin përfaqësues të institucioneve, ku njëkohësisht kanë qenë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre pozitive me studentet/aplikantet e rinj, kështu ata kanë arrit të bëjnë një promovim jashtëzakonisht të besueshëm për institucionin e tyre.
Për nxënës, studentë dhe mësues gjatë këtij edicioni do të ketë prezantime, seminare dhe punëtori të ndryshme me qëllim të ngritjes së kreativitetit dhe zgjerimit të njohurive në fushat e tyre.
Për të qenë Ekspozues në panairin e Edukimit ju lutem na kontaktoni
Na kontaktoniPlanimetria e Panairit Shkarko
Procedurat për import të përkohshëm Shkarko
Akomodimi Shkarko
më shumë...