Pse ta vizitoni panairin e Edukimit?

  • Panairi i Edukimit është ngjarje e cila ju informon për çdo gjë që ka të bëjë me shkollimin apo ngritjen tuaj profesionale të mëtutjeshme.

Nevoja e në krijimi të një platforme komunikimi face-to- face, erdhi si rezultat i hulumtimeve paraprake që ne si organizatorë i kemi bërë tek studentet dhe institucionet arsimore, platformë e cila ishte shumë e rëndësishme për ta.

• Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, intership dhe punës praktike).
• Është ngjarje e cila ju informon për çdo gjë që ka të bëjë me shkollimin tuaj të mëtutjeshëm.
• Është ngjarje që ju informon se si të APLIKONI për bursa dhe si të FITONI BURSA.
• Në panair do të takoheni dhe bisedoni me PERSONAT PËRGJEGJËS të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ku do të merrni informacione të detajuara për mundësit e studimeve.
• Do të takoheni edhe PERSONAT PËRGJEGJËS të orgaziatave dhe Ambasada të huaja në Kosovë, që ofrojë fonde për programe te ndryshme studimi.

Çdo herë universitetet që vijnë nga jashtë Kosova ofrojnë për studentet parapregaditje për regjistrim dhe bursa, ju ofrojnë informata dhe asistim për mënyrën e jetesës në vendet në të cilat duan të shkojnë studentët për studime, ofrojnë oferta dhe zbritje për ata që nuk e kanë mundësinë e përfitimit të bursave, të gjitha këto janë për ata që e vizitojnë panairin.

Përveç ngritjes së vetëdijes së studenteve, si qëllim kryesor kjo ngjarje ka dhe promovimin e punës së institucioneve edukative/arsimore dhe kompanive të ndryshme, zgjerimin e rrjetit në nivel regjional, rritjen e mundësive për bashkëveprim edukativo kulturor në mes të të gjitha palëve, ndihmon në zvogëlimin e boshllëkut midis studenteve dhe institucioneve edukative/arsimore, si dhe organizatave të ndryshme në fushën e edukimit dhe ofron komunikim te drejtpërdrejtë me shoqërinë ne përgjithësi.

Kontributi i veçantë i kësaj ngjarje tash e 11 vite është në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësim marrjes.

Regjistrohu Online

Për ti marrë çdo herë informatat më të reja rreth PANAIRIT TË EDUKIMIT ju lusim që të regjistroheni si vizitorë.

Akomodimi

Orari i panairit për vizitorë

  • Hapja zyrtare e panairit dhe vendi
  • 15 Prill 2025 Ora: 11:00
  • Prishtinë, Kosovë
  • Data e hapjes së panairit
  • 15 Prill 2025 ceremonia e hapjes 11:00
  • 15 Prill 2025 10:00 - 17:00
  • 16 Prill 2025 10:00 - 17:00
  • Koha e hapjes së panairit
  • E Martë 10:00 - 17:00
  • E Mërkurë 10:00 - 17:00