Pse të ekspozohet në panairin e Edukimit?
EDU Fair është panairi më i madh arsimor, profesional dhe sportiv në Kosovë dhe rajon që prej vitit 2008.
Çdo vit, ai mbledh në një hapësirë të vetme institucionet arsimore, kompanitë, organizatat, qendrat trajnuese dhe federatat sportive për t’u takuar drejtpërdrejt me mijëra nxënës, studentë dhe profesionistë të rinj.
Ky është vendi ku institucionet prezantojnë vlerat e tyre, ndërsa të rinjtë zbulojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes.
Përfitimet e ekspozimit në EDU Fair
Promovim i drejtpërdrejtë dhe i matshëm
Prezantoni institucionin, produktet ose programet tuaja para një audience të targetuar.
Përmes kanaleve mediatike dhe pranisë në panair, fitoni vizibilitet kombëtar dhe rajonal.
Lidhje me mijëra vizitorë potencialë
EDU Fair vizitohet çdo vit nga nxënës të shkollave të mesme, maturantë, studentë, prindër dhe profesionistë të rinj.
Një mundësi unike për të ndikuar në zgjedhjet e tyre për studim, karrierë apo zhvillim personal.
Mundësi për bashkëpunime institucionale
Takoni përfaqësues të universiteteve, shkollave profesionale, ambasadave, OJQ-ve dhe kompanive për krijimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit, punësimit dhe sportit.
Rekrutim dhe orientim karriere
Përmes simulimeve të intervistave, aktiviteteve interaktive dhe paneleve të dedikuara, keni mundësinë të identifikoni dhe të tërhiqni talentë të rinj për institucionin apo kompaninë tuaj.
Ndërtim i imazhit dhe besueshmërisë
Pjesëmarrja në EDU Fair ju pozicionon si institucion aktiv dhe i përkushtuar ndaj të rinjve, duke rritur njohjen e markës suaj në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Kush e viziton panairin?
Nxënës të shkollave të mesme dhe maturantë nga e gjithë Kosova
Studentë universitarë dhe të diplomuar
Prindër, mësimdhënës dhe këshilltarë të karrierës
Institucione, organizata dhe media
Profesionistë dhe përfaqësues të sektorit publik dhe privat
EDU Fair nuk është vetëm një panair
Është një platformë që lidh, frymëzon dhe krijon mundësi reale.
Si ekspozues ne EDU Fair ju bëheni pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, që ndikon në zhvillimin arsimor, profesional dhe ekonomik të gjeneratës së re.
Për të qenë Ekspozues në panairin e Edukimit ju lutem na kontaktoni
Na kontaktoni



































më shumë...